Idriz Bislimi fiton medalje të artë në Rumani

Sukses të madh ka shënuar boksieri shqiptar i KB Shkupi, Idriz Bislimi i cili kishte një seri të mirë të fitoreve në turneun shumë të fortë ndërkombëtarë “Kupa e revolucionit”, që u mbajt në Temishvar të Rumanisë.

Në fakt, Bislimi në finale e kishte mundur kampionin vendas, rumunin Vintan Davida, kështu duke u kurorëzuar me medalje të artë. Të përkujtojmë se Bislimi ishte shpallur boksieri më i mirë vendas në “Gongun e Artë, pastaj triumfoi edhe në turneun “Adem Jashari”, që u mbajt në gjatë nëntorit në  Pejë të Kosovës.

“Më vjen keq që Jasir Lamës i është marrë një fitore e pastër. Të gjithë menduam se atij do t’ia ngritin dorën e fituesit, por fitoren e mori vendasi Ardijan Voicu. Almir Nurishov dhe Goce Janevski kishin disfata, por që të dy lanë përshtypje të mirë”, ka thënë trajneri i KB Shkupi dhe seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Naser Haruni. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button