Trupat turke msyjnë Mosulin e kontrolluar nga ISIS-i, Davutoglu tjetër deklaratë për avionin e rrëzuar rus

Shefi i qeverisë së Ankarasë, Ahmet Davutoglu, ka dhënë një tjetër deklaratë në lidhje me incidentin e rrëzimit të një avionic rus nga forcat ajrore turke ditë më parë, gjë që ka çuar në një pështjellim të raporteve ruso-turke. Davutoglu tha se avioni rus nuk ishte identifikuar, ai mund të kishte qenë dhe sirian e të kishte bombarduar. Pra, sipas tij, avioni është qëlluar pa u ditur se kujt i përket.

Ndaj, kryeministri turk tha se vendi i tij nuk do t’i kërkojë falje askujt pse mbrojti kufijtë e saj, duke shtuar se autoritetet ruse u kishin premtuar vazhdimisht se nuk do ta shkelnin hapësirën ajrore turke.

Komentet e Davutoglusë u bënë teksa u njoftuar për një msymje turke me 1 mijë e 200 trupa drejt Mosulit, zona që kontrollohet nga ISIS-i prej një viti, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button