Zbulohet regjistrimi audio i zërit normal të Hitlerit në biseda private (VIDEO)

Një shirit regjistrimi i fshehur që nga vitit 1942 tregon për herë të parë zërin e vërtetë të Adolf Hitlerit.
Regjistrimi është bërë gjatë një bisede me ish-presidentin e Finlandës, Carl Mannerheim, pa dijenë e Fyhrerit.

Kjo për shkak se ai i kishte ndaluar fotografitë dhe regjistrimet e bisedave private.

Nga regjistrimi audio tregohet zhgënjimi i diktatorit nazist, pasi zbuloi se Rusia kishte ndërtuar një fabrikë që prodhonte 35 mijë tanke në vit.

Hitleri dëgjohet të thotë: “Nëse dikush do më kishte thënjë se një vend arrin të ndërtojë 35 mijë tanke, unë do mendoja se ishte i çmendur”.

Ai vazhdon duke thënë se kishte shkatërruar më shumë se 34 mijë tanke.

Kjo bisedë është regjistruar nga inxhinieri finlandez i zërit, Thor Damen, që ka regjistruar afro 11 minuta të bisedës private të Hitlerit me Mannerheim.

Qëllimi i Damen ishte të regjistronte fjalimet zyrtare të ditëlindjeve, por ai vendosi të regjistronte edhe disa nga bisedat private të liderit nazist.

Thuhet se kaseta ka qenë e fshehur edhe është bërë publike vetëm në vitet ’50.

Kur regjistrimi u bë publik, disa besuan se ishte i rremë sepse zëri i Hitlerit aty ishte tepër i butë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button