Rrugët e Komunës Çair janë në gjendje të mjerueshme

Rrugët “Nikolla Meleshevski” dhe “Ronalld Regan të lagjes Fushë Topanë të Komunës së Çairit nuk janë rindërtuar pothuajse prej 30 vjetësh. Banorët e kësaj lagje thonë se për shkak të gropave të hapura, shumë herë nuk ka arritur të depërtojë as ndihma e shpejtë e as zjarrfikësit. Banorët madje thonë se është turp edhe për shumë zyrtarë të lartë që jetojnë në këto rrugë, dhe nuk bëjnë asgjë për to, njofton Alsat M.

“Në banesën 18 jetojmë, nuk ka mundësi me hy as ndihma e shpejtë, as zjarrfikësit as kurgjë nëse ndodh diçka. Nga vjen ndihma e shpejtë nëse sëmuret dikush? Hiç nuk ka rrugë krejt baltë është, unë vet i moshuar jam, 76 vjet i kam, kam marr rërë dhe i kam mbush gropat. Kur po vjen ndihma e shpejtë po thotë ka me hy. Unë qe 40 vjet jam në atë banesë, hala s’ka prek dikush gjë, nëse nuk besoni shkojmë e kshyrmi nëse ka diku asfalt”, thotë një banor.

Ndërkohë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti pranoi se ka hapësirë për vërejtje por paralajmëroi se shumë projekte janë parashikuar të realizohen në vitin 2016.

Përveç rrugëve të lartpërmendura, në lagjen Topanë ka edhe shumë rrugë të tjera në gjendje të ngjashme. Ato pak që janë rindërtuar, janë rrugët nëpër të cilat kalojnë autobusët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button