Nikollovski: Në Ministrinë e Bujqësisë kam zbuluar raste ku është abuzuar me funksionin

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikollovski thotë se ka zbuluar skandal në Ministrinë e Bujqësisë. Ish- deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësi aktual i njësisë rajonale për Bujqësi në Manastir, Ilija Sërbinovski, ka abuzuar funksionin shtetëror, akuzoi Nikollovski, njofton TV21.

“Familja e Sërbinovskit e ka pushtuar Ministrinë. Babai i Ilisë, bashkë me djalin dhe nusen e tij, janë punësuar në këtë institucion, ndërsa bashkëshortja e tij Sllobodanka, e cila është pronarja e firmës DESIL, merr 45 hektarë të tokës bujqësore nën koncesion”, tha Nikollovski.

Rasti i Sërbinovskit, siç theksoi Nikollovski, është shembull klasik për abuzim të institucioneve shtetërore për qëllime partiake. Në këtë mënyrë Gruevski i ka shpërblyer, siç thotë Nikollovski, ushtarët e tij të parë partiakë.

“Ja kjo është marrëveshja, që është një shembull i mirë për shkeljen e Ligjit për Tokën Bujqësore, sipas të cilit nuk mund të bëhet shkëmbim i tokës shtetërore bujqësore me marrëveshje të përbashkët mes dy qiramarrësve, siç ishte në rastin me Ndërmarrjen Industraiale Bujqësore “Pellagonia” dhe firmës së bashkëshortes së Sërbinovskit “Desil”, të cilat janë marrë vesh, vetëm ashtu thjeshtë, të shkëmbejnë 10 hektarë tokë”, shtoi ai.

Rasti, siç shpjegon zëvendësministri i ri i bujqësisë është i diskutueshëm edhe për arësye plotësuese. Këta 10 hektarë tokë, me kërkesën e Sërbinovskit, siç shpjegon Nikollovski, NIB “Pellagonia” ia ka kthyer shtetit si jo të frytshme. Më vonë, këta 10 hektarë tokë i ka marrë bashkëshortja e Sërbinovskit. Sipas Nikollovskit, abuzim ka pasur edhe te fondet buxhetore për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Komisioni, siç shpjegon Nikollovski, ka vlerësuar se, për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, firmës së bashkëshortes së Sërbinovskit duhet t’i paguhet rreth 15 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button