Aksident i rëndë trafiku, në Kisella Vodë të Shkupit

Një aksident i rëndë trafiku, mbrëmë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku një automjet i tipit “Lada” është përplasur direkt me një furgon, njofton Portalb.

Jozyrtarisht mësohet se një person ka vdekur, ndërkaq 5 të tjerë janë lënduar.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okular, në vendngjarje kanë arritur dy automjete të ndihmës së shpejtë, ndërkaq njëra prej veturave të aksidentuara, është prerë nga shërbimi i zjarrëfiksave që t’i nxjerrin udhëtarët e aksidentuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button