Mustafa fton në takim liderët e opozitës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për mediat, ftoi liderët opozitarë në një takim ditën e hënë, në orën 14:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar bëri të ditur se ftesa ka shkuar në adresë të tri subjekteve politike. Mustafa u shpreh i shqetësuar në lidhje me gjendjen që zotëron ditët e fundit në Kosovë dhe shpreson që të ulen e të dialogojnë bashkë me opozitën në mënyrë që t’i trajtojnë të gjitha çështjet dhe të gjejnë një zgjidhje.

Kryeministri kosovar përsëriti faktin se themelimi i asociacionit derivon nga marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në prill të vitit 2013. Ndërsa për demarkacionin ai paralajmëroi angazhimin e një komisioni ndërkombëtar, ku do të merrte pjesë edhe opozita, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button