Çfarë ndërtohet në Bërvenicë të Pollogut!? (FOTO)

Shoqata e vëllazërisë krishtere me anë të një postimi në facebook, dje, njoftoi se ka filluar ndërtimin e një kulle prej guri, në fshatin Bervenicë, të cilës planifikojnë t’i vendojnë kryq. Sipas tyre, kryqi do të jetë me dimensione 4×6 metra, raporton Portalb.

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka sqaruar se as Komuna nuk ka dhënë leje po as që ka kërkuar dikush leje, për ndërtim të kryqit.

“Edhe unë e kam parë se në hyrje të fshatit Bërvenicë ka filluar një ndërtim, pastaj unë u konsultova me sektorin e urbanizmit se a ka ndonjë kërkesë për ndërtim të mundshëm, më thanë që s’ka dhe unë urdhërova inspektorin e ndërtimit të shkojë të ndalë punën. Dhe, puna është ndal, ka më shumë se 20 ditë”, tha për Portalb kryetari Pajaziti.

Nuk e dimë ende për çfarë objekti bëhet fjalë, shton mëtutje Pajaziti. Edhe pse është në pronë private, për çfarëdo objekti që ndërtohet duhet të ketë leje. Ata deri më tani nuk kanë kërkuar leje”, theksoi Pajaziti.

Në kontakt me Gjoko Bozhinovski nga sektori për urbanizëm të Bervenicës, ky i fundit tha se nuk posedojnë kërkesë ku do të definohet se çfarë do të ndërtohet. Pyetjet tona se vallë mund të jetë objekti bazë për të ngritur kryq dhe se a ka vend për kryq ashtu siç paralajmërohet në kumtesën e Shoqatës së vëllazërisë krishtere, nuk gjetëm përgjigje konkrete.

“Informacionet e para që i kemi ne do të jetë objekt banimi. Në bazë të dokumenteve që do të na sjellin do të përcaktohet se çfarë realisht do të ndërtohet aty”, deklaroi për Portalb Bozhinovski.

Ndërsa nga ana tjetër kreu i Shoqatës vëllazërore krishtere, Zharko Grozdanovski konfirmoi se po ndërtohet kullë prej guri në fshatin Bërvenicë dhe jo në Kodrën e Diellit siç u keqtransmetua nga mediat.

“Po, po ndërtohet kullë prej guri. Megjithatë se a do të ketë kryq apo jo varet se a do të ketë leje nga Kisha dhe Myftinia e Tetovës, me qëllim të mos prishen marrëdhëniet ndërfetare”, theksoi për Portalb Grozdanovski.

Në lidhje me rastin janë shprehur edhe Komuna e Tetovës, për faktin se në kumtesë të Shoqatës qëndronte se kulla prej guri do të ndërtohet në Malin Sharrë.

“Inspektorati komunal i komunës së Tetovës, pas një ankese të parashtruar nga ana e qytetarëve për kryerjen e aktiviteteve ndërtuese në afërsi të rrugës hyrëse të f. Sedllarcë e Poshtme, doli në Teren me ç’rast u evidentuan ndërtime punuese rreth një objekti ndërtimor, i cili pas evidentimit, u vërtetua se i njëjti gjendet në parcelë ndërtimore, e cila sipas të dhënave kadastrale është ndër ingerencat dhe në kufijtë administrative të komunës së Bërvenicë”, njoftuan nga zyra për marrëdhënie me publikun pranë Komunës së Tetovës./Portalb

Bërvenicë
Bërvenicë
Bërvenicë
Bërvenicë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button