Rrustemi: E pranueshme të mbyllen seancat e Komisionit Anketues për përgjime

Anëtari i Komisionit anketues për përgjimet dhe deputet i BDI, Ejup Rrustemi në emisionin “10 minuta” të TV21 deklaroi se kërkesa nga VMRO DPMNE për seanca të mbyllura për dëshmitarët e tyre është e pranueshme, pasi ata mund të dëshmojnë për informacione të klasifikuara.

“Kur bëhet fjalë për informacione të klasifikuara dhe kur dëshmitari do të vijë dhe do të thotë se duhet të paraqesë informacione të klasifikuara, ashtu edhe si e paraqet Kushtetuta e RM-së, atëherë edhe në bazë të Rregullores edhe në bazë të Kushtetutës, edhe ne si anëtarë të Komisionit jemi të detyruar që ato fshehtësi shtetërorë t’i ruajmë dhe mos t’i paraqesim”, tha Rrustemi.

Se vallë po tenton VMRO DPMNE që të fshehë nga opinioni të vërtetat e përgjimeve, anëtari i Komisionit Rrustemi vlerëson se ajo do të kuptohet në bazë të debatit që do të zhvillohet gjatë seancave të ardhshme

Lidhur me temën, lexo: Komisioni Anketues për përgjime miratoi planin e ri të punës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button