Hoxha: Do të pranohen 141 nëpunës shtetërorë

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ka shpallur konkurs për të pranuar 141 nëpunës shtetëror.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë se kjo shpallje publike ka për qëllim realizimin e MKO-së dhe përfaqësimin e shqiptarëve në mënyrë adekuate.

‘Për realizimin e këtij qëllimi Qeveria e Maqedonisë secilin vit miraton programin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që parasheh punësim të shqiptarëve dhe të tjerëve në Administratën shtetërore. Qëllimi është rritja e përqindjes së shqiptarëve dhe bashkësive etnike në ato institucione ku përfaqësimi është i vogël. Është faza e dytë e këtij programi për vitin 2013 në të cilën do të punësohen afër 140 nëpunës shtetëror’ tha Hoxha.

Kandidatët potencial, sic qëndron në shpalljen publike duhet ti plotësojnë këto kritere:

1.Këshilltarë shtetërorë pranohet vetëm një person, duhet të ketë të kryer arsimin e lartë sipëror me së paku 300 kredi EKTS në drejtim bioteknik, tekniko-teknologjik, të ketë së paku gjashtë vite përvojë pune, të jetë komunikativ. Orari i punës do të jetë nga ora 8:30-16:30, nga e hëna deri të premten, paga neto 35.443 denarë.


2.Bashkëpunëtor më i ri për strategji, planifikim dhe përcjellje, Sektori për strategji, pranohen 100 persona. Kandidatët të kenë të kryer studime deri diplomike me më së paku 180 kredi EKTS, shkenca të përgjithshme, teknologjike apo matematiko-natyrore, të (mos) kenë përvojë pune, të jenë orator të mirë, të njohin mirë punën me kompjuter, të njohin gjuhën angleze dhe ndonjë gjuhë tjetër botërore. Orari i punës do të jetë nga ora 8:30-16:30, nga e hëna deri të premten, paga neto 20.170 denarë.


3.Referent më i ri për strategji, planifikm dhe përcjellje, pranohen 40 persona. Të kenë të kryer shkollën e lartë apo arsimin e mesmëm, pa përvojë punë, të njohin mirë punën me kompjuter, të njohin gjuhën e angleze apo ndonjë gjuhë tjetër, Orari i punës do të jetë nga ora 8:30-16:30, nga e hëna deri të premten, paga neto 12.655 denarë./PORTALB.MK

Lajme të ngjashme

Back to top button