Berisha: Opozita në Kosovë, të marrë malet nëse do të luftojë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, duke thënë se Tirana zyrtare nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kosovës dhe se qeveria duhet të bashkëpunojë me Prishtinën pa dallime partiake.

Sipas tij, marrëveshjet e arritura në Bruksel janë tashmë në Gjykatë Kushtetuese dhe duhet pritur vendimi i saj.

“Kërkoj ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjes së Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Kosovës. Cilido të jetë në pushtet në Kosovë, ne në vlerësimin tim më të madh jemi të detyruar të destinuar të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak me ta, interesi me çdo fqinj, pa lerë më pas me Kosovën, mesazhet e njëanshme janë të dënueshme. Autoritetet e Kosovës asnjëri prej tyre nuk do situatën e krijuar në vend, kanë firmosur marrëveshje të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA. Autoritetet i kanë nisur marrëveshjet në Kushtetuese, duke kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar, nëse duam të japim mend atëherë është shumë lehtë ti anatemosh, por bën gabim shumë të rëndë, ato kanë bërë përpjekjet e tyre, ligjin nuk e bllokojnë dot”, tha Berisha.

Ai duke pyetur se cili shtet në botë hedh bomba bë parlament, tha se nëse opozita kosovare dëshiron luftë, atëherë ta marr malin e jo të hedh gaz në Kuvend, përcjell Albeu.com.

“Në cilin kuvend hidhen bomba dhe gaz, në cilin kuvend bëhet ashtu, do të bësh guerrilasin, dil në mal jo në sallë të kuvendit, hajde flasim, duhet të jemi të hapur, asnjë prej jush s’ka folur, gazi në kuvend është i papranueshëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button