Sipërfaqësisht, shumë sipërfaqësisht

[Recension: Turqia ka armatë të fuqishme – ja se çka e pret Putinin nëse dëshiron ta shkatërrojë atë]

Inkurajon fakti që gjithnjë e më shumë qytetarë reagojnë ndaj përmbajtjeve gazetareske joprofesionale. së paku sipas propozimeve të tyre për reagime në “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media”. Ky recension është i nxitur mu nga një propozim i tillë i një lexuesi tonë, i cili që në fjalinë e parë ka “konstatuar praktikë të manipuluesve me klikime (nuk e meritojnë emrin medie) që të vëndojnë titull që e shfrytëzon ndjeshmërinë e situatës”.

Edhe pse mund të gjendet arsyetim dhe kuptim për stilin e reagimit, në këtë recension do t’i kërcejmë fjalët e ashpra të propozuesit, mirëpo nëse dikush është kureshtar të lexojë se çka kemi kërcyer, lirisht këtë mund ta lexojë në kategorinë “Të gjithë artikujt e propozuar“, në ueb-faqen e SHVFM-së.

12012015-Press24-Turcija-ArLinku deri te artikulli origjinal: Тurqia ka armatë të fuqishme – ja se çka e pret Putinin nëse dëshiron ta shkatërrojë atë

Data dhe koha e publikimit: 25.11.2015 – 21:01

Data e recensionit: 01.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

MANIPULIME, PROPAGANDË DHE KLIKIME

Si do që të jetë, është shumë joprofesionale që në titull të paralajmëroni storje për një armatë të fuqishme, ta plotësoni atë me paralajmërimin “se çka e pret Putinin nëse dëshiron ta shkatërrojë atë”, e pastaj të radhitni linke nga Youtube-i ku janë paraqitur pajisje të caktuara luftarake të armatës turke.

Edhe fëmija e vogël e di se videoinçizimet e tilla kanë funksion promovues dhe propagandues dhe se assesi nuk mund të përfshihen në një tekst gazetaresk, për një temë as serioze dhe në kohë krize, pa balancin dhe distancën e nevojshme profesionale gazetareske.

Kur gazetarë futen në prezantimin e përmbajtjeve të këtilla delikate, atëherë kjo duhet të bëhet me ndërmjetësimin e ekspertëve, personave profesionale nga fusha e sferës ushtarake dhe luftarake.

Prandaj, ka plotësisht të drejtë lexuesi ynë i cili na e tregoi këtë përmbajtje të paqëndrueshme mediatike, kur thekson se:

“Nëse don të paraqesësh ndonjë krahasim të forcave duhet të t’i prezantosh të dyja armatat, pajisjet dhe vlerësim të gjendjes në tokë, det, ajër etj…. Pastaj përvoja nga veprimet e deritanishme luftarake… Argumentet “për” dhe “kundër” argumenteve për konflikt ushtarak…”

Nuk është përjashtuar se videomaterialet e këtilla si këto që janë (keq)përdorur në këtë përmbajtje mediatike mund të shfrytëzohen, por vetëm me njoftim plotësues për atë se prej ku vijnë, kush i ka prodhuar ato, cili është qëllimi i tyre inicial…

Prandaj, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç që të përfundojmë se qëllimi i vetëm i gjithë kësaj “storjeje”, që ka titull manipulativ, është të fitojë sa më tepër klikime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button