Trupi Koordinues jep dënime deri në 10 mijë euro në Tetovë

Një objekt është mbyllur, janë caktuar dënime në para deri në dhjetë mijë euro, ndërsa janë dhënë edhe fletëparaqitje për vepra penale. Trupi Koordinues për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale ka zhvilluar sot aksionin e saj në Tetovë.

Ky aksion është zhvilluar edhe për promovimin e kampanjës “Mbeteni të shëndetshëm, shfrytëzoni origjinalet”, të cilën e zhvillojnë Trupi Koordinues dhe Ambasada Amerikane.

Në një tendë të improvizuar në qendër të Tetovës, janë ekspozuar prodhimet industriale të konfiskuara nga shitore të cilët kanë shitur kopje të falsifikuara të brendeve të ndryshme të prodhimeve botërore si: parfume, kompjuter, bizhuteri si dhe prodhime tjera të konsumit të gjerë të cilët nuk kanë pasur kualitetin e prodhimeve përkatëse, por të kamufluara vetëm me ambalazhimin.

Qëllimi i kampanjës është që të ngritet vetëdija e qytetarëve për rrezikun që sjellë për shëndetin shfrytëzimi i prodhimeve fallco me kualitet të dyshimtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button