Policia italiane arreston “skifterët” shqiptarë

Seleksiononin me shumë kujdes banesat, e më pas hynin në aksion me shpejtësi dhe të mirëorganizuar duke vjedhur objekte me vlerë, flori dhe makina të shtrenjta në Itali. Karabinjerët e Latizanës të koordinuar me prokurorinë e Udines kanë arrestuar 4 shqiptarë, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për qindra vjedhje të bëra në Fruili Venzia Xhulia, Veneto Romanja dhe Toskana. Katër të arrestuarit shqiptarë janë Aurel Leka 24-vjeç, Oltion Balozi 25-vjeç, Admir Ruçi 21-vjeç dhe Arben Perskura 28-vjeç. Tre të parët ishin në kërkim nga prokuroria e Ankonës dhe Forlit pasi ishin dënuar me 20 muaj burg secili për një vjedhje të rëndë. Ndërsa Shqiptari tjetër Preskura, ishte dëbuar nga italia në këmbim që të mos bënte burg nga autoritetet e Viçencës pasi kishte kryer krime kundër trashëgimisë kulturore.

Ka qenë një vjedhje e kryer në Gemoma, ku 4 shqiptarët kanë vjedhur një “Audi A8”, që ka çuar hetuesit italianë tek banda shqiptare. Ndërsa një qytetar italian duke vërenjtur prezencën e një “Golfi GT” të serisë 7, kishte lajmëruar policinë duke raportuar edhe targën e mjetit. Këto fakte kanë çuar policinë italianë shumë afër identifikimit të 4 shqiptarëve.

Për të shpërqëndruar policinë, shqiptarët kishin hequr gjutmuesin e makinës së vjedhur, por që nuk ia arritën qëllimit.

4 pjestarët e bandës janë arrestuar nga policia italiane, pas bastisjes së një apartamenti që përdorej nga shqiptarët. Karabinjerët bëjën të ditur se banda ishte gati për të zhvilluar vjedhje të reja. Arrestimi i tyre nuk ishte i lehtë për forcat e rendit ku 4 policë u plagosën lehtë.

4 shqiptarët tani gjenden në burgun e Bolonjës ku do të gjykohen për vjedhje të pasurisë dhe fyerje te një zyrtari. Policia dorëzoi dhe materialet e gjetura në banesën e të arrestuarve të cilat ishin: flori, bizhuteri, çanta, xhaketa, peliçe dhe dy makina. Këto objekte i janë rikthyer pronarëve. /ABC News

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button