Pacolli: Na mungon urtia strategjike e Rugovës

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook me rastin e ditëlindjes së ish Presidentit Rugova ka shkruar se na mungon urtia strategjike dhe thjeshtësia e Rugovës me të cilën ai i zgjidhte problemet dhe toleranca ndaj rivalëve politikë.

“Në këtë ditë të veçantë përkujtimi për Ibrahim Rugovën, veç përshëndetjeve për familjen e tij që më ka mirëpritur gjithmonë, doja të shtroja një pyetje: çfarë na mungon sot prej tij? Na mungon urtia strategjike, na mungon thjeshtësia me të cilën ai i zgjidhte problemet dhe toleranca ndaj rivalëve politikë. E tash ata që në qeverisje që i thonë vetes rugovistë, nuk kanë asgjë prej këtyre cilsive. E në këto kushtet e sodit, ato po na vyejnë shumë duke na thelluar dhimbjen për humbjen e tij!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button