Ku asht zani i popullit

Javën e kaluar nga parti politike u bë thirrje që në festën më të madhe të historisë sonë Kombetare të protestohet në mënyrë paqësore për marrëveshjet, të cilat do të destabilizojnë në vazhdimësi funksionalizimin dhe imazhin e vendit.

Por ndodhi e kundërta, në vend që të shohim valle, këngë, atmosferë festive, mediet na servirën pamje të rënda, rrugët e kryeqytetit filluan të përgjaken, duke kthyer festën në arenë të tmerrshme. Përveç që u rrahën brutalisht djem e vajza të reja, u arrestua më pas për shkak kunërshtimeve të tyre.Policët në këtë rast nuk treguan pak “rahmet”, as ndaj luftëtarit të lirisë Gani Krasniqit, .njëherësh dhe baba i dy dëshmorëve të UCK-së.

Të paktën dhe subjektet politike do të duhej të kursenin veten, të mos përdorin festat për çështje, të cilat do të duhej të zgjidhen në Kuvend, ku krahas gjithë kësaj rrëmuje, dhune të vazhdueshme, të lejonin qytetarin të festojë lirshëm. Edhe ashtu, shqiptarët kudo që janë për çdo ditë thuajse brengosen për dështimet politike. Preokupohen për gjendjen e mjerueshme socio-ekonomike, prandaj në një ditë feste, secili nga ne do të dëshironte të shohë fytyra më të buzëqeshura.

Dy ditë me pas në Kuvend, prapë e njëjta situatë, gaz lotsjellës, kundërshtime politike, masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, arrestime të deputetëve, sharje, fyerje të vrazhda, prapë shohim pamje jo të pëlqyeshme, sa dikush, fëmijët në këtë situatë nga tërë kjo mund të pësojë dhe trauma psikike e shëndetësore.

Si duket dhe qytetarët duke parë maskarallëqe, gënjeshtra, premtime të kota politike, janë lodhur dhe kanë zgjedhur heshtjen, apo

ikjen nga një vend,ku nuk shohin prespektivë jetese.
Gjithashtu dhe ekspertët, analistët, organizatat që monitorojnë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë rënë në letargji të thellë. Duhet të presin organizatat e huaja për të reaguar, pasi ata nga larg, përciellin e shohin keqtrajtimet, më mirë sesa vet ne. Prandaj, jo rastësisht ky popull sundohet lehtë nga të huajt, mashtrohet dhe kur vendosin për tokat shqiptare, udhehiqet nga politikanë të korruptuar e nga njereëz që vijnë në pushtet brenda natës prej zarfit. Eshtë për të ardhur keq se si heshtet përpara gjithë këtyre krimeve, përpara gjithë këtij korrupsioni, helmi masiv, mashtrimeve, keqperdorimeve, përpara kësaj sacrifice, ku deri dje në sheshin e kryeqytetit është derdhur gjaku i dëshmorëve që sakrifikuan dhe jetën e tyre për liri. Si mund të heshtet për faljen e tokave ndaj Malit të Zi, si mund të heshtet Zajednica, trojet shqiptare për të cilat, kanë rënë heronj, janë prangosur e janë kalbur nëpër burgjet sllave mijëra njerëz, ku ende nënat shqiptare me lot në sy presin të zhdukurit e tyre, të gjallë apo të vdekur, të prehen mbi varrin e tyre. Për këto toka është shkruar me shekuj histori.

Andaj në këtë rast duhet të ngrejmë zërin, të gjithë: ekspertët, analistët dhe intelektualët mbarëkombëtarë që të mos lejohet shkatërrimi i zhbërjes së Kosovës shtet. Të ngrejmë zërin, të mos lejojmë të huajt të vendosin për ne, por të jemi të guximshëm, pa dëmtuar të tjerët, të vendosim vet për të ardhëmn tonë.

“Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqinj,por nga ata që tolerojnë e heshtin të keqen”,Albert Ajnshtajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button