Parajsa e tolerancës ndërfetare te shqiptarët

Pluralizmi paqësor ndër fetarë ka shërbyer si element ndër shqiptaret, ai me shekuj ka luajtur rolin e bashkimit në mes të popullit tonë, kjo ka qenë, është sot, por duhet të jetë edhe ne të ardhmen. Komunitetet mbeten besnik i frymëzimeve të së mirës dhe paqes, me këtë luhet një rol i madh dhe me përkushtim drejtë kapërcimit të mospajtimeve dhe problemeve sociale, në forcimin e lidhjeve dhe respektimin e diverziteteve në shoqërinë tonë. Kjo e ka bërë edhe me të fortë kulturën dhe identitetin tonë kombëtarë, e që pëlqehet edhe nga bota tjetër e civilizuar, gjithashtu kjo na bënë edhe më të veçantë, pasi përfaqësojmë një racë të vetme, një shoqëri me besim të ndryshëm fetarë, me një funksionim të një tolerance superiore.

Njëra nder rastet e veçanta është ajo se të gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe komunitetet tjera fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropianë dhe NATO. Toleranca ndër fetare tek shqiptaret nuk është zhvilluar në kohërat moderne (sot), siç tentohet sot ne Evropë dhe Botë, ajo ka një traditë të lashtë, edhe atë prej se ekziston si komb.

Në rastin e shqiptarëve, problemet fetare kanë qenë historikisht pothuajse të papërfillshme. Bashkëjetesa e mrekullueshme tek shqiptarët të cilët u përkasin tre feve te ndryshme, ka qenë dhe është një shembull për popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Ky fakt është pranuar nga shumë studiues të ndryshëm, se ndjenja e kombësisë te shqiptarët nuk është ngatërruar me çështjet fetare. Dhe ky fakt është një vlerë e rëndësishme me te cilën shqiptaret sot krenohen, është pikërisht bashkëjetesa dhe toleranca fetare në mes të komuniteteve që e dëshmon këtë.

Janë të shumtë ata të cilët e konsiderojnë këtë si një pasuri, pasi në gjithë historinë e shqiptarëve, nuk janë shënuar asnjëherë përplasje fetare. Kjo është dëshmuar edhe në historinë tonë të lavdishme si nga ana politika po ashtu edhe përmes veprimeve të tjera qytetare. Kjo u dëshmua edhe në kohën e “Rilindësve” tanë, e njëjta po dëshmohet edhe në kohën tonë. Mirëpo, në historinë e lëvizjes moderne, ku liderët shqiptarë e dëshmojnë vazhdimësinë e tolerancës shekullore ndër fetare tek shqiptarët, të njëjtën rrallë herë mund ta gjejmë tek popujt e tjerë të botës.

E kjo vërehet nëpër disa elaborate dhe programe të partive politike antishqiptare, të cilat nxisin lufte vëllavrasëse në mes te shqiptareve, me të vetmin qëllim se kinse tek shqiptarët mungon toleranca ndër fetare, armiqtë tanë e vërejnë rezistencën nënshtruese të shqiptarëve (disa prej tyre), dhe shume lehte mund te humbim këtë veti të çmueshme ndër shekullore të tolerancës ndër fetare.

Andaj, traktet fetare dhe politikat që fusin përgjakje-vëllavrasëse në mes të shqiptarëve dhe mesazhet ekstreme të cilat tentojnë t’i minimizojnë vlerat e këtij apo atij religjioni kuadër i kombit tonë, janë në kundërshtim të plotë me mësimet fetare dhe traditën tonë shekullore. Harmonia dhe mirëkuptimi ndër fetarë janë elemente dhe karakteristikë tipike e shqiptarëve, të cilët kanë arritur t’i tejkalojnë të gjitha përpjekjet përçarëse nëpër shekuj, dhe kjo nuk guxon assesi të ndryshohet. Mu për këtë feja duhet të shërbejë si edukatë e brezave dhe zhvillimit të vazhdueshëm të vlerave morale e shpirtërore, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shërbejë si mjet i skenarëve përçarës. Asociacionet e përgjithshme të cilat kanë për bazë tolerancën ndër kombëtare dhe ndër fetare të përkrahen dhe ndihmohen pasi janë pikërisht ata të cilat i luftojnë tensionet ndër fetare.
Duke mare parasysh të gjitha këto tolerancën fetare ndër shqiptare web-faqet fetare shqiptare nuk duhet të jenë web-faqe qe nxitin konfliktet ndër fetare, por duhet shfrytëzuar si pretekst për t’ua mësuar fenë gjeneratave te reja. Ne jemi dëshmitarë të shumë luftërave dhe konflikteve të cilat po ndodhin në shumë vende të ndryshme të botës me pretekst po e marrin besimin fetarë. Unë mendoj se njerëz të këtillë të cilët nxisin konflikte dhe bëjnë terror nëpër vende të ndryshme duke vrarë njerëz të pafajshëm, ata janë kundërshtarët me të mëdhenj të besimeve fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button