Selmani: VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë ndërtuar shtetin e partisë sipas modelit të Putinit

Partitë maqedone janë shumë të shqetësuara që SHGM është bërë faktor vendimtar në krijimin e politikave të medias dhe ka ndërtuar raporte të shëndosha dhe profesionale me faktorin ndërkombëtarë, kështu është shprehur për Portalb kreu i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani për Portalb.

Ai këto komente i jep pas akuzave nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë mbi këtë të fundit.

“Kryetari i SHGM duhet ta ketë të qartë se pse po zhvillohen bisedimet për rregullimin e mediave. Në vend që në mënyrë principiele t’i përfaqësojë interesat e komunitetit të gazetarëve, ai po jep komente të pabazuara që nuk i përkasin numrit një të Shoqatës së gazëtarëve.

Selmani për Portalb thotë se VMRO dhe LSDM nuk kanë problem me SHGM, ata kanë problem me standardet evropiane.

“Në 25 vitet e kaluara, këto dy parti kanë ndërtuar shtetin e partisë, sipas modelit të Vlladimir Putinit, ku gjykatat, organet e sigurisë, administrata dhe mediat kontrollohen nga partia shtet. Skandali i përgjimeve është dëshmia më e mirë për shtetin që kanë krijuar VMRO dhe LSDM, i cili në mënyrë brutale dhe permanente nëpërkëmb të drejtat themelore të njeriut. VMRO dhe LSDM janë të frustrurara që nuk po arrijnë të ndikojnë mbi qëndrimet e Shoqatës së gazetarëve lidhur me reformat që duhet të bëhen në sistemnin e mediave. Nëse këto dy parti mendojnë se me fushata të koordinuara propagandistike në media do të ndikojnë mbi qëndrimet tona lidhur me reformat në media, gabohen”, tha Selmani.

Ne, shton ai mëtutje, do të vazhdojmë me këmbëngulje të punojmë për departizimin dhe depolitizimin e sistemit të mediave si parakusht për pavarësimin dhe profesionalizimin e mediave.

Selmani garanton se do të vazhdojnë të punojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtarë për të implementuar standarde evropiane në sistemin e mediave.

“SHGM u ka bërë ballë të gjitha presioneve të VMRO për pesë vite, jemi të bindur se do t’u bëjmë ballë edhe presioneve të koordinuara të VMRO dhe LSDM”, përfundon Selmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button