Doris Pack: Turp për Liderët e Kosovës!
Ish- deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack në një reagim të sajin për gjendjen në Kosovë thotë se opozita po vepron kundër interesave të vendit.
“Opozita në Kosovë po vepron në mënyrë të papërgjegjshme kundër interesave të shtetit dhe gjeneratave të sotme dhe të ardhme. Ajo po shkatërron imazhin e Kosovës. Turp për liderët e Kosovës,” shkroi Pack në Twitter.
Ndryshe deklaratat e saj kanë ardhur pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës me ç’rast u arrestuan dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismaili dhe një deputet nga Nisma, Haxhi Shala.
Deputetët u arrestuan për shkak te hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërsa deputeti Ismaili për tentim të futjes se dy bombolave të gazit në objektin e legjislativit.
Pack është marrë shumë gjatë me çështjen e Kosovës dhe rajonit gjatë karrierës së saj të deritashme politike.