Basha: Revolucion fiskal për të rimëkëmbur ekonominë
Lulzim Basha është i bindur se për daljen e vendit nga kriza dhe rikthimin e besimit tek ekonomia shqiptare duhet një revolucion fiskal. Paketën e hartuar nga ekspertët e selisë blu, Basha tha se demokratët nuk kanë ndërmend ta depozitojnë në formë amendamentesh në Kuvend, pasi sipas tij propozimet e opozitës edhe një vit më parë nuk u morën në konsideratë nga mazhoranca.
Por ky qëndrim politik i kryetarit të demokratëve nuk u prit mirë nga përfaqësuesit e biznesit.
Përfaqësuesve të biznesit u tha se vizioni i ri i demokratëve synon ndaljen e rrokullisjes së ekonomisë, nxitjen e kreditimit dhe punësimit.
Basha tha se oferta e demokratëve do t’i japë fund edhe ndjekjes penale për mospagim taksash nga ana e biznesit, transmeton Tv Klan.