OEMVP- Shpalli 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare

Oda ekonomike e Maqedonisë  Veri- Perëndimore  për të tretën  herë  shpalle  100 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni në bazë të  tri kritereve qarkullimit  vjetore neto  fitimit si dhe numrit të punësuarve. 

Në  mesin e  100 kompanive më të suksesshme shqiptare  shpallen  10  top  kompanitë  më të suksesshme për  vitin 2012.
 
Në  bazë të  tri  kritereve  kryesore  qarkullimit vjetor, neto fitimit dhe numrit të të punësuarve  Oda  ekonomike e Maqedonisë  veriperëndimore  sot  shpalli  100 kompanitë më të  suksesshme  shqiptare për  vitin 2012. Kryetari  i Odës Menderes Kuçi më këtë  rast ka theksuar  se kompanitë duhet të  përqendrohen në një bashkëpunim më të ngushtë për të qenë më të suksesshëm dhe  për të  depërtuar  në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar 

Ministri i Ekonomisë  Valon Saraçini ka nënvizuar se kompanitë shqiptare  janë   një segment  mjaft i rëndësishëm në ekonominë e  përgjithshme  në  Maqedoni  sidomos në  sektorin  real, te cilët kanë një vizion të madh.

Top  10 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni u: Euro Aktiva, Alma  M, Euro Media, Gemak Trade, Dauti Komerc, Prise Enterprise, Bas Tutti Fruti, Vardar Dollomit, Profix dhe Ecolog.

 Në Maqedoni ekzistojnë  gjithsej 12  mijë  kompani shqiptare, me  20 %  të punësimeve të përgjithshme në sektorin  real.

Lajme të ngjashme

Back to top button