Vetëvendosje: Përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, përmbysje e sistemit kushtetues

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë gjatë një konference për media se pozita nuk din asgjë tjetër, përveç përdorimit të dhunës. Ajo ka thënë se opozita do t’i intensifikojë veprimet në të ardhmen.

Ajo ka thënë se përjashtimi i opozitës nga Kuvendi është përmbysje e sistemit kushtetues.

“Opozita u përjashtua nga Kuvendi. Kjo është përmbysje e sistemit kushtetues dhe veprimi ilegal i Qeverisë”, ka thënë Dërguti, raporton Indeksonline.

Ajo ka thënë se nuk është e paraparë në asnjë dokument që të përjashtohet opozita.

Ndërsa i sapo aderuari në VV, Sami Kurteshi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po e futin Kosovën në një krizë të thellë dhe anarki.

“Përfundimisht kjo elitë politike nga Isa, Thaçi e Veseli po e zhysin Kosovën në një anarki të paparë sepse nuk është duke u zhvilluar një hierarki. Është një shkatërrim i plotë siç është vërejtur nga qytetaret e Kosovës dhe organet ndërkombëtare që nuk po ekziston një mundësi e lire e shprehjes”, ka thënë Kurteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button