Theri me thikë 17-vjeçarin shqiptar në Londër, pranga autorit

Polica britanike ka bërë arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e një shqiptari 17-vjeçar në Londër.

Scotland Yard nuk jep emrin e të arrestuarit e as origjinën etnike të tij, por thotë se është arrestuar në qytetin bregdetar Bognor Regis, në jug-perëndim të Anglisë.

17-vjeçari shqiptar, Vaso Kako, u vra me thikë shumë pranë shtëpisë së tij në lagjen e Islingtonit, jo shumë larg stadiumit të Arsenalit përpara disa ditësh.

Mjekët e ndihmës së shpejtë të ardhur me helikopter në vendngjarje u përpoqën ta mbanin gjallë viktimën, por gjysmë ore pas ngjarjes ai vdiq.

Vëllai dhe pjesëtarë të familjes i bënë thirrje publikut dhe dëshmitarëve të mundshëm të jepnin informacione në polici për identifikimin e vrasësit të djalit të tyre.

Sipas shtypit britanik, imazhet e filmimeve nga kamerat me qark të shkurtër tregojnë sesi viktima, pasi u godit me thikë në qafë tentoi të largohej me biçikletë, por u rrëzua pas disa sekondash për shkak të plagës.

Detektivët ende nuk i kanë zbardhur motivet e vrasjes së adoleshentit, i cili është i 18-i që gjen vdekjen në Londër brenda këtij viti nga sulmet me thikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button