Ambasadori kinez Wen Zhenshun vizitoi Komunën e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun.

“Ideja për binjakëzimin e Komunës së Gostivarit me një komunë të Kinës, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe sferave të tjera në interes të dy komuniteteve, ishin ndër temat e biseduara gjatë takimit të realizuar në kabinetin e kryetarit të Komunës.

Pas takimit, në prononcimin për mediumet kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta deklaroi se kjo vizitë e ambasadorit kinez është e një rëndësie të veçantë për qytetin e Gostivarit. Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun ftoi kryetarin Nevzat Bejta në një konferencë me personalitete politike të të gjitha vendeve evropiane që është planifikuar të mbahet në Kinë vitin e ardhshëm. Në fund të takimit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun këmbyen dhurata simbolike dhe kuptimplote nga kultura e popujve që përfaqësojnë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button