Ramush Haradinaj: Pushteti vetëm sa e thelloi krizën politike

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të dhjeshme në vend. Ai përmes një shënimi në Facebook ka theksuar se me veprimin e djeshëm, pushteti vetëm sa e ka thelluar krizën politike në Kosovë. Ai ndërkohë, u ka bërë thirrje të gjithëve për ta mbështetur Kosovën.

Shënimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Me vendimet dhe me veprimet e fundit të pushtetit, vendi ka kaluar në një krizë të thellë politike. Përjashtimi i Opozitës nga Kuvendi dhe invadimi i policisë në zyrat ë një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike.

Qyetarët dhe aleatët e Kosovës kanë bërë shumë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe stabil, dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën, që ta rrezikojë të ardhmën e tij.

Ne si parti dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por ka qenë e vetmja menyrë e mundshme.

Sot Kosova është ne udhkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button