Kodheli në Kosovë: Mësoni nga gabimet e politikës tonë

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka deklaruar se e vetmja rrugë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kosovë, është diskutimi në Kuvend sepse gjuha e rrugës nuk mund të sjellë zgjidhje.

Këto komente Kokdheli i bëri gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli. Ky i fundit tha se draft ligji që mundëson transformimin e FSK në Forcë Mbrojtëse i ka shkuar Kuvendit në muajin mars por nuk ka kaluar për shkak të mos përkrahjes nga lista serbe. Ai tha se shpreson që posa të normalizohet gjendja e krijuar në Kuvend, do të votohen ndryshimet kushtetuese që FSK-në e bën ushtri.

Ministrja Kodheli dhe delegacioni i saj është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e FSK-së. Të dy delegacionet patën një takim të përbashkët, kurse, pas takimit të dy ministrat iu drejtuar mediave duke thënë se bashkëpunimi në mes këtyre ministrive është realizuar dhe do të vazhdojë.

Kodheli tha se terrorizmi është bërë një kërcënim global.

“Dy shtet tona duhet të angazhohen për të mbrojtur qytetarët tonë. Kosova ka një target drejt Bash kimit Evropian por Kosova ka sfida të mëdha përpara, jeni duke punuar shumë por nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim që nuk është i thjeshtë por nuk është i pamundur”, ka thënë ajo

Sipas saj, duhet të ketë një dialog por nuk mund të ketë dialog të rrugës.

“Të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, andaj ne jemi këtu te ju për të iu mbështetur”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button