“Ndajeni ngrohtësinë tuaj” për Gazën (VIDEO)

Agjencia e Punës dhe Ndihmës për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), nisi fushatën për të ndihmuar Gazën me mesazhin “Ndajeni ngrohtësinë tuaj”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNRWA-s Sami Mushashi në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se refugjatët palestinezë janë ata të cilët ndikohen më së shumti nga luftërat dhe situatat e rrethimit në Lindjen e Mesme.

“Nisëm me një fushatë ndihme të tillë si agjenci që të jemi të gatshëm për kushtet e rënda të dimrit. Qëllimi ynë është që të mbledhim 2 milionë dollarë”, tha Mushashi.

#shareyourwarmth

Ai thotë se refugjatët kanë jetuar në kushte të rënda në sezonin e dimrit të vitit të kaluar.

“Dimri i vitit të kaluar kaloi shumë rëndë për refugjatët. Këtë vit po mundohemi të jemi të gatshëm financiarisht dhe në aspektin teknik. Ndihmat tona do ti fokusojmë për rreth 100 mijë refugjatëve palestinezë të cilët jetojnë në Gazë dhe kanë ikur nga lufta në Siri. Presim mbështetje nga individët por edhe nga institucionet”, tha ai.

Mushashi theksoi se përveç ndihmës financiare pranojnë edhe të gjitha llojet e pajisjeve të dimrit. Zëdhënësi i UNRWA-së gjithashtu bëri të ditur se fushata në fjalë do të vazhdojë deri në fund të shkurtit vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button