Komisioni anketues për përgjimet pritet sot të nis me punë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të fillojë me punë Komisioni anketues për skandalin me përgjimet në ora 14:00.

Kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov dje sërish e anuloi vazhdimin e seancës në të cilën duhej të sillej Rregullorja për punën të Komisionit.

Shilegov sqaroi se bisedimet midis grupeve të deputetëve në lidhje me çështjet kontestuese nga Propozim rregullorja ende zgjasin, se mbesin kontestuese edhe vetëm dy çështje dhe se shpreson se do të arrihet marrëveshje përfundimtare.

Më herët, Kuvendi votoi formimin e Komisionit Anketues i cili do të merret me konfirmimin e mënyrës ligjore të përgjimeve, vërtetësinë e bisedimeve dhe përgjegjësinë politike për këtë skandal. Me Komisionin u vendos që të kryesojë opozita e cila e ka propozuar për kryetar deputetin Petre Shilegov.

Lexo: Shkup: Formohet komisioni anketues për skandalin e përgjimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button