FIFA: Maqedonia -11, Shqipëria -13

Federata ndërkombëtare e futbollit botërorë FIFA, ka bërë publike dhe listën e fundit të radhitjes së kombëtareve, e ku spikasin rëniet në tabelë të kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa Zvicra ku luajnë futbollistët shqiptarë, ka shënuar ngritje rekorde.

Maqedonia pas dy disfatave radhazi, atë nga Uellsi dhe Serbia, ka humbur plot 11-të pozita duke u radhitur e 86-ta në listën e FIFA-s.

Por kështu ka qenë edhe për kuqezinjtë, të cilët pas disa humbjeve kanë pësuar edhe një rënie në ranglistën mujore të kombëtareve të futbollit. 

Humbja nga Zvicra në Tiranë 1:2 dhe barazimi pa gola në Nikozi me Qipron 0:0, i kanë kushtuar më një rënie prej 13 vendeve në ranglistën mujore të FIFA-së, kombëtares shqiptare të futbollit.

Kuqezinjtë tani janë e 58-ta në ranglistën e kombëtareve të botës. Këtë vit kuqezinjtë kishin shënuar rekordin duke u ngritur në vendin e 38-të gjatë muajit qershor.

Në nivelin kontinental atë të Evropës apo UEFA, Shqipëria mban vendin e 30-të.

Ndryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia, Zvicra ka shënuar rekord duke u ngritur në vendin e shtatë që është paraqitja më e mirë në histori të kësaj kombëtareje, kurse vend të rëndësishëm në këtë sukses pa dyshim kanë zënë edhe gjashtëshja e futbollistëve shqiptar që luan për këtë kombëtare, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin për botërorin, Brazili 2014. Pesëshes së parë i prin Spanja, duke lënë pas Gjermaninë, Argjentinën, Kolumbinë dhe Belgjikën. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button