Ushqimet që parandalojnë sëmundjet e zemrës

Edhe pse thuhet që vdekjet nga sëmundjet e zemrës viteve të fundit janë në rënie, përsëri mbetet shqetësuese kjo dukuri. Këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjes së amerikanëve, si burrat ashtu edhe gratë.

Por lajmi i mirë është se tash dihet se si mund të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare.

Me një reduktim të ushqimit por edhe me aktivitet sportiv mund të arrihet kjo.

E kur është fjala për reduktim të ushqimit, disa nga to parapëlqehen për të evituar rreziqet e mundshme, transmeton Klan Kosova.

1. Është thënë edhe më parë se një mollë në ditë të mbanë larg nga doktori. Dhe këtë e vërtetojnë edhe kardiologët ku thonë se ngrënia e tyre zvogëlon rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. E krejt kjo vjen nga përbërësit që ka molla.

2. Kokoshkat kemi parë të hahen shumë nëpër teatro, por ato duhet të zënë më shumë vend edhe në raste të tjera, pasi parandalon sulmet e zemrës.

3. Rrushi poashtu preferohet si njëri nga ushqimet që mund të evitojë problemet e tilla, për shkak të përmbajtjes së madhe të vitaminës C, vitaminës B6, kaliumit etj.

4. Pastaj hyjnë edhe arrat dhe jogurti, pasi ato përmbajnë proteina, vitamina dhe minerale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button