Sëmundjet që mund të zbuloni përmes thonjve

Thonjtë kanë një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e gjendjes së shëndeti tuaj. Nëse doni që me një shikim të shpejtë të kontrolloni shëndetin tuaj, është e mjaftueshme për të kontrolluar thonjtë e këmbëve dhe duarve. Përmes thonjve ju mund të mësoni;

Thonjtë e brishtë

Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë dhe të shkatërruar, ndoshta ju mungon hekuri ose vitamina B. Kontrolloni për këshilla shtesë dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

Thonjtë e thatë

Mund të tregojnë për problemet me gjëndrën tiroide, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë, ose keni filluar papritmas të shtoni në peshë.

Njollat e verdha

Ato mund të jenë një shenjë e infeksionit fungal, veçanërisht në qoftë se paraqiten në thonjtë e gishtave të këmbëve. Gjithashtu, mund të tregojnë për psoriazën.

Vijat e zeza apo të kafta

Ato mund të shkaktohen nga lëndimet e thonjve, kurse në raste të rralla mund të tregojnë për melanomën.

Thonjtë e verdhë

Ngjyra e verdhë në thonjtë tuaj mund të jetë një shenjë e diabetit apo sëmundjeve të mushkërive.

Njollat e bardha

Njollat e bardha shkaktohen nga mungesa e zinkut. Nëse mbesin ende edhe pas një muaj të përdorimit të këtij minerali, atëherë paraqitja e tyre është e lidhur me lëndimet e vjetra të thonjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button