Davutoglu: Çdo shkelje e kufijve të Turqisë është një shkelje e kufijve të NATO-s

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu sot në Bruksel deklaroi se çdo shkelje e kufijve të Turqisë dhe hapësirës së saj ajrore është shkelje e kufirit të Aleancës Veriatlantike (NATO), raporton Anadolu Agency (AA).

“Kufiri i Turqisë është kufiri i NATO-s. Shkelja e kufijve të Turqisë është shkelje e kufijve të NATO-s”, tha Davutoglu pas takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha se Turqia ka çdo të drejtë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe kufijtë.

“Turqia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore dhe kufijtë. Ne mbështesim përpjekjet e Turqisë për të vendosur kontaktet me Rusinë”, tha Stoltenberg, pas një takimi me kryeministrin turk Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button