Fuqitë ekonomike botërore dhe BB, 700 milion dollarë për luftën kundër ndryshimeve klimatike

Qeveritë e fuqive ekonomike botërore dhe Banka Botërore kanë njoftuar financimin me mbi 700 milion dollar për pengimin e ndryshimeve klimatike, transmeton Telma.

Njëmbëdhjetë shtete kanë premtuar 250 milion dollar me qëllim që shtetet të përgatiten për sfidat e reja të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Nga ana tjetër, Banka Botërore se bashku me katër shtete të tjera evropiane ka njoftuar për një projekt prej 500 milion dollar për zvogëlimin e gazrave ndotëse.

Pritet që pengesë gjatë bisedimeve të jetë fondi vjetor prej 100 miliardë dollarësh për shtetet e varfra për përgatitjen e tyre për ndryshimet klimatike të cilat veç më kanë filluar.

Lexo: Samiti i Klimës, mbledh udhëheqësit botëror në Paris, Obama vendos lule për viktimat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button