Betimi solemn i vullnetarëve amerikan të korpusit të paqes

Më 4 dhjetor 2015, 41 vullnetarë amerikan të Korpusit të Paqes do të bëjnë betimin solemn para ambasadorit të SHBA-ve Xhes L. Beili (Jess L. Baily). Vullnetarët e rinjë bashkohen në rradhët e mbi 500 vullnetarëve që kanë shërbyer në Maqedoni që nga viti 1996, dhe 6800 vullnetarëve tjerë të Koprusit të Paqes që për momentin shërbejnë në 64 vende anemban botës. Ky është grupi i 20-të i vullnetarëve që do të shërbejnë këtu që kur Korpusi i Paqes u hap edhe në Maqedoni në vitin 1996.

Të pranishëm do të jenë: ministri për arsim dhe shkencë Abdilaqim Ademi, kryetarë të komunave, si edhe përfaqësues të organizatave dhe shkollave partnerë. Ceremonia e betimit do të bëhet në City Hall Center në Shkup, me fillim në orën 13:00.

Kjo ceremoni shënon përfundimin me sukses të programit për trajnim intenziv njëmbëdhjet javor, në të cilin vullnetarët mësojnë gjuhën shqipe dhe maqedone, si edhe aftësi ndër-kulturore dhe teknike. Pas cereominsë së betimit, vullnetarët do të fillojnë shërbimin e tyre dyvjetor nëpër komunitete të ndryshme në të gjithë Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button