Shkëndija përsëri “rrëshqet”, Shkupi vazhdon me barazime

Skuadra e Shkëndijës ka bërë edhe një hap fals drejt titullit, duke humbur edhe dy pikë shumë të rëndësishme. Kësaj radhe kuqeiznjtë nga Tetova kanë marrë vetëm një barazim 1:1 me Rabotniçkin, ndeshje në të cilën kanë marrë barazim, pas disavatnazhit që kishin nga minuta e 20-të kur shënoi Petroviq, ndërsa Besart Ibraimi ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Besart Ibraimi pas golit të barazimit
Besart Ibraimi pas golit të barazimit

Vardari pas gabimit në javën e kaluar, ishte më e fortë se Renova të cilëve u shkaktoi disfatë me rezultat 2:0 dhe kështu tani ka shtuar diferencën me Shkëndijën me 4 pikë.

Skuadra e Shkupit edhe pse me dominim total në 90 minutat nuk arriti që të shënojë fitore në duelin me Sileksin. Raste të njëpasnjëshme, sidomos në pjesën e dytë kishte pothuajse i gjithë ekipi, por në portë ishte i pakalueshëm portieri Milan Mitroviq. Shkupi ishte në situatë të palakmueshme, 15 minuta para fundit, kur nga një gabim i Mevlan Adilit, porta ishte vetëm me Suat Zendelin, i cili me mjeshtri mbrojti gol të pastër.

Në duelet tjera, Mlladost ka pësuar disfatën e radhës, duke u mundur 1:4 nga Bregallnica e Shtipit, ndërsa pikët i kanë ndarë Metalurgu dhe Horizont Turnova. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button