Britania e Madhe, 26 milionë dollarë për refugjatët e Sudanit Jugor

Britania e Madhe ka paralajmëruar se do të ndihmojë me 26 milionë dollarë refugjatët në Sudan të cilët kanë ikur nga Sudani Jugor si rezultat i konfliktit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Britania e Madhe do t’iu ndihmojë refugjatëve në Sudan të cilët nga Sudani Jugor kanë ikur për shkak të konfliktit i cili filloi në fund të vitit 2013. Bëhet fjalë për ndihmë me vlerë prej 26 milionë dollarësh”, thuhet në kumtesën me shkrim të përfaqësisë së Programit botërorë të ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) në Sudan.

Në kumtesë thuhet se ndihma humanitare e WFP-së do të vazhdojë edhe për 640 mijë personat e rrezikuar në rajonin Darfur në perëndim të Sudanit.

Sudani është skena e krizës së pasluftës, ndërsa popullatën e atjeshme e ndihmojnë 20 organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe rreth 100 organizata humanitare nga pjesë të ndryshme të botës.

Përleshjet në Sudanin Jugor filluan më 16 dhjetor 2013 kur zëvendëspresidenti i vendit Reik Machar i akuzar për grusht shtet dhe përmbysjen e presidentit Salva Kiir Mayardit nga pushteti.

Gjatë konfliktit janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz, kurse rreth dy milionë të zhvendosur brenda vendit, ose të ikur në Sudanin fqinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button