Ushtria e Maqedonisë ngre gardh me tela në kufi me Greqinë

Në orët e mbrëmjes situata me emigrantët e bllokuar në vendkalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ishte e qetë. Dje, në orët e pasdites, 18 pjesëtarë të forcave policore u plagosën në momentin kur disa grupe të emigrantëve nga ana greke filluan të hidhnin gurë mbi to, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjesin e sotëm pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) ngritën një gardh me tela në lartësi prej 2.5 metrash, me qëllim që të parandalohen incidentet nga emigrantët, të cilët tashmë janë vendosur edhe me tenda në “tokën e askujt” dhe nuk pranojnë të kthehen prapa. Vendimi për ngritjen e gardhit me tela është marrë Trupi koordinues qeveritar për përballje me krizën e emigrantëve.

Para dy javësh poashtu edhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Maqedonisë deklaroi se si masë të fundit e cila mund të ndërmerret është ngritja e gardhit me tela në vendet ku vlerësohet se është e nevojshme. Presidenti i vendit Gjorge Ivanov deklaroi se me ngritjen e gardhit me tela nuk synohet mbyllja e kufirit, por kufizimi i rrjedhës në përputhje me numrin e emigrantëve që do të pranojnë vendet e Evropës. Nga java e kaluar, Maqedonia kufizoi kalimin e kufirit për në Evropën Perëndimore vetëm për refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa personave të tjerë që vijnë nga vendet ku nuk ka luftë, u është ndaluar hyrja në territorin e Maqedonisë. Masat e sigurisë janë rritur si pasojë e sulmit terrorist të 13 nëntorit në Paris, ku u konfirmua se të paktën dy nga sulmuesit me bomba kanë hyrë në Evropë nëpërmjet Greqisë duke u paraqitur si refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button