Nuk ndalet kjo Barcelonë, shkatërron kundërshtarët

Furia e quajtur Barcelonë edhe në duel me Sociedadin, ka treguar formë të përkryer, duke marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

Sulmuesi brazilian Neymar shënoi dygolësh në minutën e 22-të dhe 53-të, ndërsa nga një gol për ‘blaugranat’ realizuan Luis Suarez në minutën e 41-të dhe Lionel Messi në minutën e fundit të ndeshjes.

Skuadra e Luis Enriques kishte edhe raste tjera për gol, por në disa raste sulmuesit e tyre nuk u treguan të shkathtë.

Barcelona kryeson tabelën më 33 pikë të tubuara, e ndjekur nga Atletico Madrid më 26 pikë, e cila sonte sfidon Espanyolin.

 

/KosovaPress/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button