Ja njerëzit që nuk ndjejnë dhimbje

Pandjeshmëria e lindur ndaj dhimbjes është gjendje shëndetësore ku pacienti ka nerva të dëmtuara. Kjo gjendje e rrallë bën që pacientët të mos ndjejnë dhimbje.

Kjo ndoshta tingëllon si një bekim, por të jetosh i pavetëdijshëm për tërë dëmtimin e trupit nuk është diçka e shëndoshë. Pasojat nga kjo gjendje janë më serioze sesa që mendoni.

Dhimbja na jep motivacionin të mbrohemi nga situata të rrezikshme dhe na nxit ti shmangim problemet e ngjashme në të ardhmen.
Me ndihmën e dhimbjes i mbrojmë edhe pjesët e lënduara të trupit derisa janë duke u shëndoshur. Nga ana tjetër, fëmijët e lindur me pandjeshmëri të dhimbjes shpesh kanë lënduar veten duke kafshuar gjuhën, faqet ose duart, duke shkaktuar kështu infeksione dhe shenja.

Ashtu siç rritet fëmija, paraqiten komplikime ortopedike. Këto persona shpesh nuk ndjejnë as erë. Ndjenja e dhimbjes është shumë më e rëndësishme në jetë sesa që mendojmë.
Pse njerëzit me këtë gjendje nuk ndjejnë dhimbje? Bëhet fjalë për mutacion të gjenit SCH9A me të cilin prodhohen kanale jofunksionale të natriumit nëpërmjet të cilave stimulimi i nervave asnjëherë nuk arrin në tru.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button