Maqedoni, shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit

Festa e Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 nëntori sot në disa qytete të vendit shënohet me aktivitete të shumta kulturore dhe politike.

Në sheshin “Skëndërbeu” në Shkup do to të mbahet koncert i shkollave fillore dhe të mese nga komuna e Çairit, ndërsa manifestimi do të vazhdojë me ansamblin “Emin Duraku”, si dhe këngëtarët Beni Ajrullahu, Irena Toçi, DJ Leerik dhe Ilir Shaqiri.

Gjithshtu do të mbahen akademi solemne në Shkup dhe në Tetovë. Është parashikuar vendosje e luleve në monumentin e “Nënës Shqipëri”  në Zajas, vendosja e luleve në varezat e martirëve të luftës së 1915 – në Gradec , vendosja e luleve te busti i Mehmet Pashë Deralla – Gradec si dhe manifestimi qendror – salla e Sportit Memet Deralla – Gradec.

Në Gostivar Qendra e Kulturës në bashkëpunim me komuinën organizon manifestime  festive.

Në Shkup, gjithashtu në kuadër të manifestimit u promovouan edhe librat “Rilindësat shqiptarë” të prof. Gordana Sinadinovskës dhe “Shqiptarët e krishterë në RM” nga prof.dr. Branisllav Sinadinovski.

Edhe Ambasada e Shqipërisë në Maqedoni organizoi një pritje solemne me rastin e Ditës së Flamurit ku ishite i pranishëm edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kori diplomatik në Maqedoni, ministra, polkitikanë, intelektualë dhe persona publikë të njohur nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button