KE: BE-ja nuk mund t’i përzihet Maqedonisë dhe Serbisë për refugjatët ekonomikë

Komisioni Evropian ka pranuar se Bashkimi Evropian nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë lidhur me (mos) pranimin e refugjatëve që në numër të madh vijnë në kufijtë e tyre.

Zëdhënësja e Eurokomisionit e angazhuar për çështje migruese Natasha Berto, në konferencën për shtyp e pyetur se si Brukseli shikon në ndalesën për hyrje në territorin personal të migrantëve ekonomikë, që tashmë një javë po e realizojnë Maqedonia dhe Serbia, u përgjigj se BE-ja nuk ka kompetencë për vendimet e këtyre dy vendeve.

-Agjencia evropiane për kufij ‘Fronteks’ operon vetëm në Bashkimin Evropian dhe në kuadër të vendeve-anëtare të BE-së. Vende të treta si këto dy ne nuk mund të rregullojmë si ato mund të kthejnë migrantë ekonomikë në territor tjetër, theksoi Berto.

Me këtë qëndrim të zëdhënëses, Qeveria joformale e BE-së bëri me dije se “selektimin që shërbimet kufitare të Maqedonisë dhe Serbisë e kanë lidhur me refugjatët, gjegjësisht lëshimin vetëm të personave nga Siria, Iraku dhe Afganistani (territore të përfshira nga furtuna luftarake) është  në një mënyrë të heshtur e aprovuar nga ana e Brukselit”.

Kjo posaçërisht që edhe Kroacia dhe Sllovenia e bëjnë të njejtën, ndërsa të dyjat janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa sllovenët janë edhe në kuadër të Shengen-zonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button