Sigal Prishtina mundi Kumanovën

Basketbollistët e Sigal Prishtinës e kanë filluar në mënyrën më të mirë dubutimine  tyre në arenën ndërkombëtare, duke e mposhtur Kumanovën, në shtëpinë e kësaj të fundit, me rezultat 89:78, në ndeshjen e parë të BIBL Ligës (Liga Ndërkombëtare e Ballkanike e Basketbollit).

Ndeshja u zhvillua në atmosferë madhështore në Kumanovë, në praninë e afro 3.500 tifozëve, e përcjellë me një anim korrekte. Në çerekun e parë më të mirë u treguan basketbollistët vendas, të cilët e mbyllën këtë periudhë loje me katër pikë epërsi, 27:23. Çereku i i dytë ishte plotësisht i barabartë, duke përfunduar me shifrat 19:19, që bëri Kumanova të shkojë në pushim me 4 pikë epërsi, 46:42. 

Prishtinasit çerekun e tretë e filluan me shumë gabime, por ashtu sikurse vinte loja nga fundi, ata përmirësonin efikasitetin dhe  lojën nën koshe, duke e kaluar në epërsi, të cilën e ruajtën deri në përfundim të kësaj periudhe, 63:61. E në periudhën e fundit, Sigal Prishtinës kontrolloi lojën në tërësi, dhe krijoi epërsi të mjaftueshme duke e ruajtur atë deri në fund të ndeshjes 89:78. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button