PPD: Biznes forume dhe Roud Show-a të kota dhe pa efekte ekonomike

Me publikimin e lajmit se qeveria planifikon të harxhojë një milion euro për Bussines forume dhe Roud Show-a. PPD-ja konsideron se këto vendime të Qeverisë janë të kota dhe pa efekte ekonomike, sepse sipas tyre, e kaluara e afërt dëshmoi se këto aktivitete u cilësuan si dështime , debakël nga ana e analistëve dhe konsalting qendrave botërore. Investimet direkte nuk ishin reale dhe nuk treguan rezultat në ngritjen e ekonomisë nacionale.

“Dëshmi e këtij dështimi të madh ekonomik janë mbyllja e minierave “Toranica “ dhe “Zletovica” nga ana e koncesionerit “Indo-minerali” si dhe mbyllja e kapaciteteve të Johnson Controls dhe kapaciteteve tjera që së shpejti do të pasojnë. Mu për këtë shkas edhe Qeveria nuk ka dhënë akoma pasqyrë të qartë për harxhimin e buxhetit, dhe se a ka pasur efekte pozitive në të mirë të zhvillimit ekonomik, me qëllim të ngritjes së standardit jetësor të popullatës. PPD është e qëndrimit se promotorët ekonomik janë një dështim i madh, (në veçanti ata që janë emëruar nga BDI) dhe nuk kanë treguar asnjë rezultat pozitiv në tërheqjen e investimeve të huaja, gjë që dëshmohet me faktin se zonat ekonomike me shumicë shqiptare ende janë sipërfaqe të shkreta dhe pa asnjë objekt ekonomik dhe si të tillë si joproduktiv duhet të kthehen sa më shpejt në shtëpinë sepse një promotor sipas analistëve ekonomikë harxhon mbi 25.000 euro në vit duke bërë ahengje të panevojshme në metropolet botërore dhe sitë tillë nuk u treguan të frytshëm dhe nuk duhet ende të vazhdojnë të harxhojnë buxhetin e varfër”, thuhet në deklaratën e PPD-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button