Mustafa: Kosova në Gjermani mori përkrahje në aspektin politik dhe ekonomik

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në përmbyllje të vizitës në Gjermani tha se Kosova mori përkrahje politike dhe ekonomike. Kryeministri tha se pret që kosovarët të lëvizin lirshëm vitin e ardhshëm në zonën shengen pasi kjo do tu ndihmonte edhe bizneseve.

Kryeministri Mustafa tha se ka gjetur mbështetje te Landet gjermane sa i përket mundësisë për investime në Kosovë.

“Kemi hasë në një atmosferë dhe mirëkuptim shumë të madh. Është me rëndësi se këto dy lande por edhe Gjermania e vlerëson se Kosova tani është orientuar në projektet e zhvillimit ekonomik që është një orientim pro-evropian”, tha Mustafa për RTK-në.

Mustafa foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilën gjë tha se pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Unë besoj që edhe në bazë të takimeve që i kemi pasë me nivelet më të larta me Kryetarin e Parlamentit Europian, me Kryetarin e Komisionit Evropian, përfaqësuesen e lartë Mogherini konsideroj se fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë ai i cili do të hap mundësinë e liberalizimit të vizave ndërkaq sigurisht gjatë vitit 2016 ne do të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Mustafa.

Kryeministri tha se për kosovarët nuk ka azil në vendet e Evropës dhe se të gjithë ata që janë aktualisht duhet të riatdhesohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button