Prononcimet e partive për raportin e KE-së

Reagime të ndryshme për raportin e progresit të Komisionit Evropian, nga partitë e vendit.  Pas raportit sipas Milloshovskit, në dhjetor do të pasojë vetoja e Greqisë për Maqedoninë. BDI përshëndet raportin ndërsa RDK vlerëson se ky i fundit nuk sjell asnjë risi, transmeton Alsat M.

“Edhe ky raport sikur raportet e viteve të kaluara nuk ka ndonjë rrisi me të cilën qytetarët e RM-së  do të kishin hapësirë për tu lavdëruar, apo për të qenë krenarë në lidhje me të arriturat në drejtim të procesit euro-integrues të vendit.  Për fat të keq mendoj se edhe këtë vit sikurse vitet tjera, ky raport do të shfrytëzohet nga pozita si mundësi për të bërë reklama dhe për të bërë populizëm, ndërsa nga ana tjetër qytetarët e RM-së gjithnjë e më tepër I vuajnë konsekuencat  e mosangazhimit serioz nga qeevria në kuptim të integrim të vendit në Unionin Evropian”, tha Naxhi Xhelili, RDK

“Ky raport i KE-së është fitorja e pestë morale me radhë për Maqedoninë lidhur me kapacitetet e saj institucionale, të cilat janë dëshmua. Por do të jetë edhe i pesti me radhë, mesiguri, humbje e kredibilitetit të politikës për zgjerim të BE-së për shkak se për dallim nga KE-ja ku nuk vendoset njëzëshëm në Këshillin e Evropës këtë dhjetorë pritjet e mija janë se sërish do të ballafaqohemi me veto nga Greqia fqinje”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.  

“LSDM-ja përshëndet rekomandimin e  5 me rekomandim për hapjen  e negociatave të RM-së, dhe j vetëm se e përshëndesim, por e përshëndesim KE-në që kësaj radhe  nuk I bëri peng 95 për qind të qytetarëve të cilët besojnë në euro-integrimin e shtetit tone. Nuk I bëri peng të politikës së keqe të qeverisë së RM-së”, deklaroi Gordan Georgiev, LSDM.  

“Edhe pse ky është raporti më I keq për përparimin e  Maqedonisë në 5 vitet e fundit, PRSD-ja përshëndet rekomandimin për të pestën herë me radhë për hapjen e negociatave me BE-në. Na vjen keq që mbetet kushti që Maqedonia pa anulim të mëtejshëm ta zgjidhe kontestin me Greqinë. Shprehim shqetësimin tonë serioz për vendosjen e kushteve dhe kritereve të reja nga KE për R. Maqedonisë”, u shpreh Goran Misovski, PRSD.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button