Albin Kurti me 15 truproje zbret në shesh për 28 Nëntor

Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë.

Kurti, i cili edhe më tutje është duke ikur nga Policia e Kosovës është thënë se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Burime të ORAinfo brenda opozitës kanë treguar se Kurti do të jetë i pranishëm në manifestimin e opozitës më 28 nëntor.

Madje, sipas këtij burimi, përveç qytetarët në protestë, atë do ta mbrojnë edhe një grup i njerëzve prej rreth 15 personave.

“Nuk do të lejojnë me asnjë kusht që të arrestohet Kurti dhe të tjerët nga Policia e Isës dhe Hashimit”, ka thënë ky burim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button