Spasovski – Ostojiç: Nevojitet bashkëpunim për t’u përballur me krizën e refugjatëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovsi, priti në një takim homologun e tij kroat, Ranko Ostojiç, ku diskutuan për sfidat e përbashkëta të Republikës së Maqedonisë dhe Kroacisë mbi krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA). Takimi kishte për qëllim se si Maqedonia dhe Kroacia, përfshirë vendet e tjera të rajonit, të përballen me rreziqet dhe sfidat e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve, që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Spasovski theksoi se kriza e refugjatëve dhe emigrantëve është një problem serioz jo vetëm për Republikën e Maqedonisë dhe Kroacisë, por është problem edhe i rajonit dhe Evropës. Duke u bazuar në këtë, ai shtoi se është e nevojshme shkëmbimi i ideve për gjetje të një zgjidhje të përbashkët, që në mënyrë sa më të mirë të mundshme të përballen me këtë krizë.

“Me të vërtetë disa çështje për t’u përballur me këtë krizë janë shumë të rëndësishme, duhet të definohet mënyra e rrjedhës së emigrantëve duke filluar nga pika e parë e kështu me radhë. Me qëndrime të përbashkëta duhet të vendosim se cilët emigrantë do të lejohen të hyjnë në të gjitha pikat e rajonit, dhe cilët jo”, theksoi Spasovski. Për të arritur këtë, Spasovski kërkon nga vendet e rajonit shkëmbim të dhënash të procesit të regjistrimit, me qëllim që mos të eskalojë kjo situatë me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, e cila sipas tij, rritet nga ora në orë.

Në lidhje me procesin e regjistrimit, si një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, ministri i Punëve të Brendshme, Ranko Ostojiç theksoi se të gjitha vendet nëpër të cilat kalon rruga e Ballkanit perëndimor janë anëtare të Interpolit, edhe pse të gjitha nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se një nga zgjidhjet e ofruara është jo vetëm të ndiqet rruga e lëvizjes, por të reagojnë bashkërisht nëse evidentohet ndonjë person i dyshimtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button