Parlamenti miraton marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunimin policor

Kuvendi i Shqipërisë në mbyllje të seancës së sotme parlamentare ka miratuar edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin policor”. Ratifikimi i marrëveshjes në fjalë është miratuar me 112 pro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas marrëveshjes në fjalë, të dy vendet zotohen se do bashkëpunojnë për implementimin e masave të përbashkëta policore me stafe të përbashkëta, mbështetje materiale dhe organizative, realizimin e raporteve të përbashkëta të analizës së riskut, si dhe mbështetje materiale dhe organizative, realizimin e raporteve të përbashkëta të analizës së riskut, si dhe kur është e nevojshme, me krijimin e skuadrave policore të përbashkëta.

Nisma është sipas qeverisë shqiptare në kuadër të zbatimit të direktivave të BE­së dhe është hartuar në kushtet e reja në të cilat kalojnë të dyja vendet, si dhe ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit, parandalimit dhe eliminimit të kërcënimeve për sigurinë publike dhe rendin publik, parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale, luftës kundër krimit ndërkufitar dhe trajnimit e zhvillimit profesional. Gjithashtu në këtë marrëveshje është parashikuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë gjatë eventeve sportive dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit ku do të përshihet edhe dorëzimi i të dhënave mbi tifozët dhe personat që janë të prirur ndaj dhunës gjatë garave sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button