Albin Kurti: Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë më shumë se tradhtarë, janë bashkëpunëtorë të Serbisë!

Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi autorial të cilin ua ka dërguar medieve e ka goditur fort Isa Mustafën e Hashim Thaçin. Ai në këtë shkrim thekson se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë më shumë se tradhëtarë. Sipas tij, ai që tradhton, tradhton vetëm njëherë. Kurti në këtë shkrim thekson se këta janë bashkëpunëtorë të Serbisë, transmeton Gazeta Blic.

“Mustafa e Thaçi nuk janë më as tradhtarë të Republikës së Kosovës e të kombit shqiptar. Ata tashmë janë bashkëpunëtorë të Serbisë. Mund të tradhtosh një herë, nuk mund të tradhtosh disa herë e aq më pak të tradhtosh vazhdimisht. Mustafa e Thaçi moti e kanë kryer tradhtinë. Sot ata janë shndërruar në bashkëpunëtorë të Serbisë, në shërbëtorë të devotshëm të Serbisë hegjemoniste dhe ekspanzioniste, në vegla të nacional-socializmit serb të udhëhequr nga Vuçiqi e Daçiqi. Mustafa e Thaçi janë më keq se tradhtarë të Kosovës – ata janë bashkëpunëtorë të Serbisë”, shkruan Kurti ndër të tjera në këtë shkrim të tij autorial.

Deputeti i Vetëvendosjes, thekson se ai dhe e tërë opozita nuk i frikësohen plumbave të qeverisë Thaçi- Mustafa.

“Ka mundësi që ata do të tërhiqen vetëm pasi ta kenë vrarë dikë prej nesh apo disa prej nesh. Nuk kam dyshim në gatishmërinë e tyre për të na vrarë”, shkruan Kurti.

Albin Kurti i cili tash e sa kohë po përndiqet nga policia e Kosovës për ta arrestuar, ndër të tjera thekson “nuk mund të dialogosh me këtë qeveri e të merresh vesh me të. Jo vetëm për shkak se ajo tanimë ka dialoguar e është marrur vesh me Serbinë dhe Malin e Zi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button