Japonia me 10.6 miliardë dollarë do të luftojë ndryshimet klimatike

Qeveria japoneze njoftoi se do të ndajë 10.6 miliardë dollarë për vendet në zhvillim në luftën e tyre kundër ndryshimeve klimatike në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njoftoi për një plan të përgatitur nga qeveria për bisedime mbi ndryshimet klimatike, i cili duhet të fillojë të hënën në Paris.

Ai theksoi se në bazë të planit të ri, Japonia planifikon të ndajë më shumë se 8.2 miliardë dollarë që janë pjesë e obligimeve të marra më parë. Rritja e sasisë ka për synim të ndihmojë vendet e industrializuara që të përmbushin kuotën dhe të sigurojë 100 miliardë dollarë për ndryshimet klimatike në vitin 2020.

Përmbushja e këtyre obligimeve ende është larg.

Kryenegociatori japonez në bisedime, Atsuyuki Oke tha se detajet e financimit do të bëhen të njohura më vonë. Megjithatë, ai theksoi se paratë do të shkojnë për projektet e hekurudhës urbane, prodhimin e energjisë gjeotermale dhe fushave të tjera për të cilat Japonia ka ekspertë të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button